Kreu i Shtetit, Ilir Meta pati një takim me Vincenzo Paglia, Presidenti i Akademisë Papnore për Jetën.
Ai shkruan se biseda ishte jashtëzakonisht frymëzuese.
“Shumë i lumtur të zhvilloja sot një takim me Presidentin e Akademisë Papnore për Jetën, mikun e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, Imzot Vincenzo Paglia, misionar i paqes e demokracisë dhe përçues i vlerave më të mira njerëzore e sociale.
Biseda e ngrohtë dhe e hapur me të, ishte jashtëzakonisht frymëzuese”, shkruan Meta.