Këshilli Drejtues i RTSH-së, rishpallen 3 vende vakante - Bota Sot
Këshilli Drejtues i RTSH-së, rishpallen 3 vende vakante

Shqipëria

Këshilli Drejtues i RTSH-së, rishpallen 3 vende vakante

Më: 20 mars 2019 Në ora: 16:09
Foto

Kuvendi i Shqipërisë ka rishpallur 3 vendet vakante për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik pas kalimit të afatit 30 ditor të shpalljes së 3 vendeve vakante për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së dhe mosplotësimit të numrit të kandidatëve të përcaktuar nga ligji (4 kandidatë për çdo vend vakant), vendosi rishpalljen e tre vendeve vakante.

Kuvendi fton për paraqitjen e kandidaturave për anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH-së , shoqatat dhe grupimet e mediave elektronike; shoqatat e medias së shkruar; profesoratin dhe shoqatat e inxhinierisë elektrike dhe elektronike; profesoratin e së drejtës, gazetari-komunikimit dhe ekonomisë, shoqatat e juristëve dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë; organizatat jofitimprurëse që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave të fëmijëve ose kërkimeve në politikat publike, ose përfaqësues të shoqatave që veprojnë në fushën e mbrojtjes së personave me aftësi të kufizuar.

KDRTSH-ja përbëhet nga Kryetari dhe 10 anëtarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...