Fushë Arrëz, shembet me shpërthim oxhaku i rrezikshëm

Shqipëria

Fushë Arrëz, shembet me shpërthim oxhaku i rrezikshëm

Më: 21 mars 2019 Në ora: 16:13
Foto

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prishi me shpërthim të kontrolluar një oxhak të vjetër në Fushë Arrëz.

Operacioni i IKMT-së erdhi pas kërkesës për mbështetje nga Bashkia e Fushë Arrëzit, një ditë më parë.

Objekti, rreth 40 metra i lartë dhe i ndërtuar me tullë, pjesë përbërëse e objektit industrial ndërtuar para viteve ’90, paraqiste rrezikshmëri për shkak të amortizimit.

IKMT-ja hapi në trupin e objektit 100 furnela (vrima) dhe përdori rreth 7 kilogramë eksploziv për realizimin e shpërthimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat