Ish-Presidenti Moisiu këshillon Metën: Zgjidh krizën, si unë në 2007

Shqipëria

Ish-Presidenti Moisiu këshillon Metën: Zgjidh krizën, si unë në 2007

Më: 21 mars 2019 Në ora: 16:18
Alfred Moisiu

Ish-Presidenti Alfred Moisiu e ka këshilluar në mënyrë indirekte, pasardhësin e tij në detyrë Ilir Meta që të thërrasë në tryezë liderët për zgjidhjen e krizës politike.

I pyetur nga RTV ORA sesi do të vepronte në rast se do të ishte në krye të shtetit, Moisiu theksoi se këtë përgjigje e ka dhënë në krizën e vitit 2007 kur mblodhi në presidencë, ish-kryeministrin Berisha dhe kryeopozitarin e atëhershme Fatos Nano.

Moisiu: Unë përgjigjen e kam dhënë që në 2007 sesi duhet të veprojë Presidenti në këto raste. Në u mblodhëm dhe bashkë me gjithë forcat politike parlamentare të asaj kohë i dhamë zgjidhje problemit.

Moisiu e gjykon të padrejtë veprimin e opozitës për të lënë mandatet, por shton se zgjedhjet e parakohshme mund të ishin një mundësi reale nëse mazhoranca do të mundej në zgjedhjet vendore të këtij viti.

Moisiu: Është vota, këtu është punë me votë. Nuk mundet tani në mes të mandatit të themi o burra...aq më tepër që kemi zgjedhjet vendore dhe nëse kjo mazhorancë dështon me votën e popullit në këto zgjedhje atëherë del e drejta për të bërë votime të parakohshme. Por, jo kështu.

Moisiu tha në mbyllje se është e rëndësishme të mendohet për vendin në këtë moment deçiziv për integrimin në BE.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat