Xhafaj në Gjermani për Reformën në Drejtësi, ja ç’thonë deputetët atje për djegien e mandateve

Shqipëria

Xhafaj në Gjermani për Reformën në Drejtësi, ja ç’thonë deputetët atje për djegien e mandateve

Më: 22 mars 2019 Në ora: 13:32
Deputeti Fatmir Xhafaj

Deputeti Fatmir Xhafaj, ish-kryetar i Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi ishte i ftuar në Berlin t֝ë Gjermanisë për të ndarë me kolegët e tij gjermanë përvojën dhe eksperiencën shqiptare si dhe sfidat me të cilat përballen vendi ynë në implementimin e saj.

Deputeti Xhafaj ishte folësi kryesor në eventin me temë “Quo Vadis, Albania” / Shqipëria në rrugën drejt Bashkimit Evropian – Sfidat politike dhe ndikimet në reformën në drejtësi” ku merrnin pjesë deputetë të njohur të CDU, CSU dhe SPD të koalicionit qeverisës, ish-ambasadorë të Gjermanisë në Shqipëri si dhe drejtues të disa organizatave të njohura të shoqërisë civile.

Gjithashtu të ftuar si folës në këtë event merrnin pjesë edhe Zëvendësministri i Drejtësisë Toni Gogu dhe Drejtori Shkollës së Magjistraturës Sokol Sadushi. Në fjalën e tij, deputeti Xhafaj bëri një prezantim të reformës më të rëndësishme të ndërmarrë nga Shqipëria në këto 30 vjet, sikurse është Reforma në Drejtësi ku i njohu të pranishmit me rëndësinë e këtij procesi, parimet, mbështetja dhe kundërshtitë ndaj saj.

Një theksi i veçantë iu kushtua risive që kjo reformë e thellë sjell në sistemin e drejtësisë dhe në shoqërinë shqiptare si dhe rolin e faktorit ndërkombëtar në këtë proces e posaçërisht të Gjermanisë, si një prej vendeve që e kanë mbështetur këtë reformë që në hapat e para.

Duke iu përgjigjur interesit të deputetëve gjermanë, Xhafaj komentoi dhe zhvillimet aktuale në vendin tonë, ecurinë e deritanishme dhe pritshmëritë nga zbatimi i reformës në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit etj. Interes të veçantë, deputetët gjermanë treguan lidhur me situatën aktuale politike në Shqipëri, lidhjen ndërmjet saj dhe Reformës në Drejtësi dhe efektet negative qe mund të krijojnë këto zhvillime në zbatimin e reformës, ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të reja e sidomos SPAK dhe GjK. Dr.Daniela De Ridder zv.Kryetare e Komisionit të jashtëm në Bundestag e vlerësoi Reformën në Drejtësi si një hap të guximshëm politik e kushtetues të ndërmarrë nga Shqipëria.

Ajo e cilësoi këtë proces si një hap kyç që i mundëson Shqipërisë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Deputeti i CDU z.Johannes Selle vlerësoi aftësinë e palës shqiptare për ndërmarrjen e një nisme të tillë, çka përbën një model edhe për vendet e tjera. Z.Selle konfirmoi edhe njëherë mbështetjen për hapjen e negociatave në qershor. Dr. Elke Leonhard, Eksperte e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë dhe njëkohësisht Presidente nderi e Shoqërisë Parlamentare në Parlamentin gjerman u shpreh :

“Konferenca gjermano-shqiptare i shërbeu stabilizimit të marrëdhënieve bilaterale dhe pati një nivel të lartë për sa i takon përmbajtjes së saj. Kjo konferencë ishte gjithashtu shumë e vyer për nga ana njerëzore”.

Në event dhe në takimet e tjera të zhvilluara me deputetë të Bundestagut, një vëmendje e posaçme mori edhe situate aktuale politike në Shqipëri, veçanërisht akti i paprecedentë i deputetëve të opozitës. Deputetët gjermanë theksuan se ky akt shkon në kundërshti me parimet e demokracisë parlamentare dhe cenon interesat europiane të qytetarëve shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat