“Do të dorëzohemi kur të japim frymën e fundit”, banorët e Astirit sërish në protestë.

Shqipëria

“Do të dorëzohemi kur të japim frymën e fundit”, banorët e Astirit sërish në protestë.

Më: 22 mars 2019 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Banortë e Astirit në Tiranë vijojnë protestën e tyre, ndërsa kanë dalë edhe pasditen e sotme në rrugë duke kërkuar largimin e kryeministrit dhe mbrojtjen e banesave të tyre, të cilat janë pjesë e planit për t’u shembur.

Me pankarta nëpër duar dhe me thirrje “Rama ik”, siç edhe kanë paralajmëruar ata vijojnë qëndresën e tyre, duketheksuar se nuk do të dorëzohen, ndërsa, sikurse edhe herët e tjerë, në mbështetje të tyre janë edhe deputetë të opozitës.

“Do të dorëzohemi kur të japim frymën e fundit dhe sikur të ketë pranga për të gjithë, sërish do dalim në shesh. Nuk lejojmë të na hedhin hi syve me propagandë”. Thotë njëri nga protestuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat