Majko: Qeveria e angazhuar për të mundësuar votën e emigrantëve

Shqipëria

Majko: Qeveria e angazhuar për të mundësuar votën e emigrantëve

Më: 23 mars 2019 Në ora: 16:50
Kongresi elektoral i PS-së

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko duke folur në Kongresin elektoral të PS-së gjatë panelit “Reforma zgjedhore dhe vota e emigrantëve”, u shpreh se, vota e emigrantëve është një nga gjërat më të rëndësishme të qeverisë shqiptare me të drejtën e votës”.

“Një problem që duhet t’i japë zgjidhje diskutimi i reformës zgjedhore do të jetë përfaqësimi i diasporës në një qark territorial të caktuar apo në bazë të adresës. Shembulli i Kroacisë është që i ka futur të gjithë diasporën me votim në Zagreb. Por sistemi që kemi ne nuk e favorizon këtë gjë”, tha Majko.

“Realizimi i votimit ka disa mënyra. Mund të bëhet kërkesë me anë të postës. Post elektronike drejtuar KQZ ose përfaqësive diplomatike. Për postën ka një problem nga Ministria e Brendshme. Ka të bëjë me qytetarët tanë me adresat. Sepse adresat, kur plotësohen dokumentet nuk janë të rregullta shpesh herë. Është urgjent që të rregullohen këto dokumente. Duke e thënë nëse jeton në Durrës apo në Milano”, tha Majko.

“Nëse do të më pyesnit është apo jo i vështirë votimi i emigrantëve, Majko u shpreh se, “është i thjeshtë për mendimin tim. Vetëm se nuk duhet të mendojmë edhe si opozitë edhe si pushtetarë. T’ia besojmë një kompanie ndërkombëtare votën përmes postës”.

“Nga ana e partisë sonë ka një impenjim maksimal për votën e emigrantëve dhe mendoj që do të jetë një nga gjërat më të rëndësishme”, tha Majko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat