Peleshi: Zgjedhjet më mirë me kundërshtarë, nuk do doja që PD ta mbyllte historinë e vet politike

Shqipëria

Peleshi: Zgjedhjet më mirë me kundërshtarë, nuk do doja që PD ta mbyllte historinë e vet politike

Më: 23 mars 2019 Në ora: 17:35
Niko Peleshi

Drejtuesi politik i qarkut të Korçës Niko Peleshi në një intervistë për gazetaren Esiona Konomi shpjegoi pse mbjatja e Kongresit të Partisë Socialiste në këtë moment të situatës politike në vend, merr një rëndësi të veçantë.

"Është një kongres i veçantë, i rëndësishëm, për vendin, sepse ne po mundohemi dhe do ja dalim që përmes tij, të shpërndajmë mesazhe normaliteti, të një Shqipërie normale që punon respekton demokracinë dhe e ka fokusin e vet tek rregullat e demokracisë. që përgatitet për zgjedhje. Si çdo parti edhe në qarkun ku unë punoj objektivi është maksimal, për të fituar kudo, si çdo parti tjetër politike. Anormaliteti është rruga", tha Peleshi.

I pyetur nga gazetarja e Report Tv, se a mund të mbahen zgjedhjet lokale pa opozitën, Peleshi u shpreh:

"Jemi të vendosur të shkojnë në këto zgjedhje me kandidatët më të mirë, por nuk e kemi dot në dorë të zgjedhim sjelljet e opozitës shqiptare. Nuk janë ato që do të dëshironin, në një palë zgjedhje të vetëm dhe të fitonim të gjitha bashkitë pa kundërshtarë, duam kundërshtarë të fortë për të pasur përplasje të fortë elektorale. Nuk do doja PD-në ta mbyllte historinë e vet politike", thotë Peleshi.

Zgjidhjen e ngërçit politik në vend, Peleshi do donte që shqiptarët ta gjenin mes vetes, pa u dashur të kthejnë sytë nga ndërkombëtarët.

"Të paktën këtë herë tja dalim pa kthyer sytë nga ndërkombëtarët. Do doja ti gjenim forcat brenda nesh të mund të dilnim nga ky ngërç, nuk jemi ne fajtori, por jemi të gatshëm për dialog", u shpreh deputeti Peleshi.

Ai thotë se "nuk ka shkak për zgjedhje të parakohshme".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat