Ekzekutimi mafioz i avokatit, Balla bën sikur nuk e dëgjon pyetjen e gazetarëve

Shqipëria

Ekzekutimi mafioz i avokatit, Balla bën sikur nuk e dëgjon pyetjen e gazetarëve

Më: 23 mars 2019 Në ora: 23:21
Avokati 50-vjeçar

Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk bëri asnjë koment kur u pyet nga gazetarët për vrasjen e avokatit 50-vjeçar në Elbasan, të premten.

Si deputeti që kryeson listën e këtij qarku, Taulant Balla në përfundim të kongresit të PS-së, bëri sikur nuk e dëgjoi pyetjen e gazetares së RTSH, në lidhje me kriminalitetin që mbizotëron në këtë qytet.

Po më absurde ishte përgjigja që dha Prefekti i Elbasanit, Gledian Llatja, i cili do të jetë dhe kandidati i PS-së për këtë qytet, për zgjedhjet lokale,  kur u pyet për vrasjen. Ai tha se “secili do të bëj punën e vet”.

E sa i përket kriminalitetit, që qeveria thotë se është në ulje, nuk duhet harruar as deklarata e kryeministrit Rama se “kriminelët të hanë kokat me njëri-tjetrin!”

Por atentatin mafioz në Elbasan, nuk kemi të bëjmë me një kriminel, por me një avokat që për më shumë se 10 vite është pjesë e sistemit të drejtësisë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat