Zguri: Përplasja politike për zgjedhjet lokale në dëm të KQZ-së

Shqipëria

Zguri: Përplasja politike për zgjedhjet lokale në dëm të KQZ-së

Më: 25 mars 2019 Në ora: 12:03
Klement Zguri

Kryetari KQZ Klement Zguri raportoi sot në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e institucionit që drejton gjatë vitit 2018.

Zguri u shpreh se KQZ ka gati drafti-udhëzimin per partite politike për keqperdorimin e burimeve shtetërore.

Partitë poltike i sjellin me vonesë propozimet pqr komisionerë dhe i ndryshojnë, gjë që hedh dyshime mbi administratën zgjedhore, cënon funksionimin e KZAZ-ve, cënon procesin e numërimit të votave duke vonuar nxjerrjen e rezultateve, cënon procesin zgjedhor” u shpreh Zguri, ndërsa kërkoi nga partitë t’i japin fund një sjelljeje të tillë.

Zguri u ndal më tej edhe në procedurën e ligjit për dekriminalizimin për të cilin u shpreh se nga nisja e funksionimit të ligjit, KQZ ka marrë 166 vendime për dekriminalizimin.

Kreu i KQZ foli gjithashtu edhe për problematika të ndryshme në vendimmarrje të ardhura këto për shkak të vakumeve ligjore.

“Përplasja politike me shumë gjasë nuk do e lë KQZ pa e përfshirë në vorbullën e vet në organzimin e zgjedhjeve lokale. Për këtë Kuvendi duhet ta mbrojë KQZ-në. Zgjedhjet meritojnë një administratë të fortë dhe profesionale. Që zgjedhjet lokale të jenë me standarde Kuvendi duhet të mbështesë komisionin, sepse mund të kemi nevojëpër ndihmën tuaj” u shpreh ndër të tjera Zguri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat