Rama hap fronte të reja “lufte” – Policia padi penale ndaj Sali Berishës

Shqipëria

Rama hap fronte të reja “lufte” – Policia padi penale ndaj Sali Berishës

Më: 26 mars 2019 Në ora: 13:11
Sali Berisha

Policia e Shtetit njofton se ka ngritur padi penale ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ku shkak janë bërë denoncimet që ai poston përmes rrjeteve sociale të qytetarëve të ndryshëm të cilët akuzojnë policinë që nga mungesa e profesionalizimit deri tek lidhjet e saj me botën e krimit.

Reagim i PSH për akuzat dhe shpifjet e shtetasit Sali Berisha

Policia e Shtetit konstaton me keqardhje se shtetasi Sali Berisha ka prodhuar dhe postuar në rrjete sociale në vazhdimësi shpifje të panumërta ndaj kësaj organizate ligj zbatuese.

E gjendur nën presionin e pandërprerë të një lumi shpifjesh nga ana e këtij shtetasi, Policia e Shtetit bën me dije se do të reagojë me kallzime penale, duke kërkuar zbardhjen shpejt dhe deri në fund të këtyre shpifjeve, nga Prokuroria.

Publikimet e këtij lloji tentojnë të ndërtojnë një fushatë të mirëfilltë linçimi publik, që ka qëllim të denigrojnë, delegjitimojnë, dekurajojnë dhe pengojnë punën e trupës së Policisë së Shtetit në shërbim të Kushtetutës, ligjit e qytetarëve.

Policia e Shtetit do ta adresojë në rrugë ligjore këtë tentativë të papranueshme dhe do të mirëpresë hetimet që do të provojnë bazën e çdo akuze nga ana e z.Berisha.

Kjo është e rëndësishme jo vetëm në respekt të opinionit publik, por dhe për vetë Policinë e Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat