Spastrimet e diplomatëve, reagon ish-ministri i Jashtëm: Veprim marksist me ndëshkime kolektive

Shqipëria

Spastrimet e diplomatëve, reagon ish-ministri i Jashtëm: Veprim marksist me ndëshkime kolektive

Më: 26 mars 2019 Në ora: 16:17
Gent Cakaj, Edi Rama

Zëvendësministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj bëri të ditur sot se janë shkarkuar nga detyra 20 punonjës të shërbimit diplomatik, të cilët, sipas tij, nuk plotësojnë kriteret ligjore dhe janë emëruar në mënyrë nepotike, duke akuzuar indirekt paraardhësin e tij Ditmir Bushati.

Kjo valë spastrimesh në radhët e trupit diplomatik ka sjellë reagimin e fortë të ish-ministrit të Jashtëm Tritan Shehu, i cili thekson se Gent Cakaj me urdhër të Edi Ramës që mban zyrtarisht postin e ministrit të Jashtëm po vendosin nën terror Trupin tonë Diplomatik.

Reagimi i Tritan Shehut

Kryeministri e Ministri i Jashtëm sot po luan rolin e Ponc Pilatit.

Ndërsa Zv.Ministri i Jashtëm Cakaj po vendos nën terror Trupin tonë Diplomatik.

E ngjashme ajo qe po ndodh sot ne Ministrine tonë të Jashtme me raprezaljet e vitit 1945.

Krejtësisht antikushtetuese, antiligjore dhe e e paprecedentë që prej vitit 1991 kjo “valë spastrimesh e transferimesh”, siç e quan Cakaj me një gjuhë marksiste e arrogante dhunimin e atij dikasteri të nderuar, pavarësisht ndonjë emri të hedhur për justifikim.

Antikushtetuese janë të tilla ndëshkime e dëbime kolektive, pa dashur të mbroj kërrkënd si individë, antiligjore është e gjithë kjo procedurë e zyrtarizuar dhe e auto-atribuar nga zv. ministri.

Ndërsa Kryeministri e Ministri i Jashtëm i dekretuar fërkon duart si…., më në fund ai ka gjetur një “instrument” të verbër e shkatërrues për të terrorizuar e nënshtruar plotësisht diplomacinë tonë, siç bëri rreth 2000 vite më parë Ponc Pilati.

Fatkeqësi e madhe kjo ndaj cilës duhet një reagim i fortë, duke filluar nga Presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat