Operacion pastrimi tek Rana e Hedhun

Shqipëria

Operacion pastrimi tek Rana e Hedhun

Më: 30 mars 2019 Në ora: 14:17
Rana Hedhun

Në prag të sezonit turistik, Ministri Blendi Klosi u ka bërë thirrje bashkive që të angazhohen në pastrimin e qyteteve. Ai bëri të ditur se Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të organizojë aksione në të gjithë vendin, në mënyrë që turistët të gjejnë një Shqipëri të pastër.

"Do të organizojmë operacione pastrimi  në të gjithë zonat e bregdetit. Kërkojmë me forcë angazhimin e pushtetit lokal dhe të vullnetarizmit" u shpreh ministri.

Deklaratat Ministri i bëri nga Shëngjini, ku punonjës të bashkisë por edhe vullnetarë morën pjesë në një aksion pastrimi në zonën e Ranës së Hedhun. Në muajin maj Shëngjini do të mirëpres një event ndërkombëtar ku do të performojnë DJ nga shumë vende të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat