Në zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të shkohet me kodin aktual zgjedhor.
Kreu i Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha se reforma zgjedhore do të jetë e vlefshme vetëm për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Gjiknuri tha se do të bëjnë amendim për ti krijuar mundësi PD-së që përmes një vëzhguesi të propozojë ndryshime. Do të kenë edhe të drejtë vetoje.
"Pavarësisht se PD është jashtë parlamentit kanë të njëjtat të drejta".
Sakaq vota e emigrantëve dhe çështjet e financimeve të partive politike do diskutohen pas zgjedhjeve vendore.
Partia Socialiste i ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për zgjatjen me tre muaj(deri më 5 maj) të afatit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Në kërkesën që mban firmën e kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla kërkohet gjithashtu caktimi i Damian Gjiknurit si bashkëkryetar i Komisionit të reformës dhe Blerina Gjylametit anëtare.