Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili komenton deklaratën e kryeministrit Edi Rama nga Librazhdi, duke e cilësuar atë si "Noc Rroku".
Vasili shprehet se kryeministri Edi Rama është shumë i lodhur, ndaj edhe i hap luftë edhe foshnjave.
“Shumë i lodhur Noc Rroku i qeverisë, i hap luftë edhe foshnjave! As foshnjat nuk i kurseu ky sot në Librazhd. Vërtet çudi në është realisht baba një si ky që është kaps nga trutë dhe diarre nga goja. Rrijini larg vjen erë…”, – shkruan Vasili.
Rama gjatë fjalës së tij sot u ndal te kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Kreu i Qeverisë tha se të dy do të marrin Noc Rrokun.
“Ashtu do shkrihen dhe ata se zgjodhën të tradhtojnë popullin e tyre. Noc Rrokun do marrësh o Lul. Se kush do marrë Nocin dhe kush do marrë Rrokun ndaje me Monikën. 30 vjet kjo histori duhet të marrë fund.”-tha Rama sot nga Librazhdi.