Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për ish-prefektin Ilir Radovani.
Gjykata e Apelit ka kërkuar masën “detyrim paraqitje”, gjithashtu që Radovani të mos largohet jashtë shtetit shqiptar.
Mësohet se Radovani nuk ishte në seancë, por është përfaqësuar nga avokati i tij.