Situatë problematike me zjarret në Krujë

Shqipëria

Situatë problematike me zjarret në Krujë

Më: 6 prill 2019 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Rastet e shpeshta të zjarreve në qarkun e Durrësit kanë mbledhur shtabin e emergjencave në qytetin bregdetar. Më problematike situata është paraqitur në zonën e Krujës ku janë regjistruar mbi 60 zjarre. Ndërsa prefekti Roland Nasto i cilësoi të qëllimshme dhe hodhi fajin tek policia që nuk identifikon autorët.

“Situatë e pazakontë, policia nuk ka identifikuar asnjë autor”.

Shefi i komisariatit Durrës, Sajmir Duro ka ngritur pretendime të ccuditshme se rojtaret e pyllit nuk i denoncojnë rastet!

 “Rojet e pyjeve nuk tregojnë për personat e dyshimtë që lëvizin në pyll dhe duhen arrestuar”.

 Por shefi i zjarrfikseve në Krujë thotë se nuk ka asnjë komunikim zyrtar me institucionet dhe as mjete për të mbuluar zonën që i ngarkohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat