Pas më shumë se 1 orë në Presidencë, Meta përcjell zyrtarin e lartë të DASH

Shqipëria

Pas më shumë se 1 orë në Presidencë, Meta përcjell zyrtarin e lartë të DASH

Më: 9 prill 2019 Në ora: 19:12
Presidencë

Pas takimeve me kryeministrin Edi Rama dhe krerët e partive opozitare Basha dhe Kryemadhi, zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, ka zhvilluar një takim me kreun e shtetit Ilir Meta në Presidencë.

Takimi ka zgjatur për më shumë se një orë dhe në fokus mendohet se ka qenë kriza politike në vend.

Ndërkohë ditën e djeshme Palmer ka zhvilluar një takim informal edhe me Ambasadorët e BE-së në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat