LSI: Policia nuk bëri asgjë që të parandalonte grabitjen në Rinas

Shqipëria

LSI: Policia nuk bëri asgjë që të parandalonte grabitjen në Rinas

Më: 9 prill 2019 Në ora: 19:44
Petrit Vasili

Edhe LSI ka reaguar nëpërmjet Petrit Vasilit për grabitjen në Rinas. Sipas tij policia nuk ka bërë asgjë që të parandalonte grabitjen.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Qeveria e Rames armike e qytetareve dhe mike e krimit.

Policia nuk bën asgjë dhe vidhen paratë ne mes te Aeroportit te Rinasit duke shqyer e bere copa çdo siguri e garanci për rendin dhe sigurinë e qytetarëve.

Policia dhunon banoret tek Unaza e Re

Policia dhunon banoret tek Bregu i Lumit.

Policia dhunon protestuesit e opozitës.

Policia ka marre fund, sepse policia lekët ja çon vetë krimit siç e nxorën sheshit audio-përgjimet dhe leket e tjera u hap rrugën qe ti grabisin vete kriminelet pa asnjë pengese.

Kjo eshte qeveria dhe Policia e Edi Rames armike e popullit dhe mike e krimit.

Presim shpjegimin idiot te radhës te Ministrisë se Brendshme dhe ndonjë budalla prej aty, qe te thote “kështu ndodh në të gjithë boten”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat