Grabitja në Rinas, merret në pyetje përgjegjësi i sigurisë së aeroportit

Shqipëria

Grabitja në Rinas, merret në pyetje përgjegjësi i sigurisë së aeroportit

Më: 9 prill 2019 Në ora: 22:45
Grabitja në Rinas

Përgjegjësi i sigurisë në Aeroportin “Nënë Tereza” është thirrur dhe po merret në pyetje për procedurat e ndjekura sot me marrjen në dorëzim të vlerave monetare nga policia private drejt avionit të linjës Tiranë- Vjenë, informon gazetari Trazhgim Sokolaj, njekohesisht redaktor i RTV Ora.

Grabitja ndodhi rreth orës 15 30 (9 prill)  dhe thasët me euro janë marrë nga avioni ku ishin vendosur për tu transportuar jashtë.

Sipas të dhënave të deritanishme dy furgona me thasë me euro, kanë shkuar në RInas dhe pasi kanë njoftuar personelin e Aeroportit policet privatë kanë pritur jashtë dhe me furgonat e policisë private janë afruar vetëm shoferët e dy mjeteve

Mësohet se i gjithë procesi i kalimit të parave nga policia private në avion është përgjegjësi e strukturës së sigurisë së aeroportit

Ke neutralizuan grabitesit- Personat e neutralizuar nga grabitësit janë pikërisht punonjësit e shoqërisë së brendshme të pistës së aeroportit të Rinasit, ata që bëjnë kalimin e parave nga furgonat në avion. 

Pincat metalike- Dera e pistës së avionëve, nga ku hynin zjarrfikesit, është prerë me pinca metalike si në rastin e grabitjes në qershorin e vitit 2016, tek porta e hyrjes së emergjencës në pistën e avionëve. Policia është lajmëruar në momentin kur autoret ishin nisur për tu laguar dhe nuk ka pasur mundesi ndërhyrje në aeroport

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat