Policia e Shtetit sulmon gazetarët dhe fotoreporterët

Shqipëria

Policia e Shtetit sulmon gazetarët dhe fotoreporterët

Më: 13 prill 2019 Në ora: 21:50
Protesta ne Shqiperi

Policia e Shtetit nuk ka kursyer nga uji edhe gazetarët apo fotoreporterët, të cilët kanë qenë thjeshtë duke bërë detyrën e tyre në protestën e opozitës.

Në videon e postuar nga Reporter.al shihet se si dy fotoreporterë goditen nga vala e ujit.

Protesta e opozitës ka filluar që në orën 18:00 dhe është duke vijuar me tensione të herëpashershme, ndërsa është djegur edhe një makinë në sheshin para Parlamentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat