TIRANË, Shqipëri (Bota sot 13 Prill 2019) - Partitë opozitare shqiptare kanë mbledhur për të nëntën herë mijëra qytetar nga të katër anët e vendit në sheshin para kryeministrisë në kryeqytetin e Shqipërisë - Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe largimin e kryeministrit Rama dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Mijërat e mbështetësve të opozitës protestuan për më shumë se 4 orë, ndërsa vazhdonte të binte një shi i leht, mbanin postera dhe hidhin sllogane antiqeveritare, duke hedhur fishekëzjarre dhe sende te tjera piroteknike, gjuajtën me topa boje murin e kryeministrisë dhe tentuan të thyejnë kordonin e policisë përball kryeministrisë.
Në krye të protestuesve u vendosën shumë shpejt edhe liderit kryesorë të Partive shqiptare opozitare, të cilët u bën thirrje me megafon protestuesve se janë duke ia arritur qëllimit duke sjellur shpresën për të larguar këtë qeveri që ata e quajnë “qeveri e krimit dhe korrupsionit - varfërisë dhe të keqës për të gjithë shqiptarët”.
Lideri i tyre Lulzim Basha në fjalën e tij ka bërë thirrje për dorëheqjen dhe largimin e kryeministrit Rama, dhe ka kërkuar zgjedhjet e parakohshme, pasi opozita e qendrës së djathtë akuzon qeverinë e Partisë Socialiste të majtë të Kryeministrit Edi Rama për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar, gjë të cilin qeveria e mohon, dhe akuzon opozitën shqiptare se “po kërkon ta marrë pushtetin në tavolinë”..
Momenti më kulmant i kësaj proteste ishte kur një grup protestuesish thyen kordonin e policisë dhe u ngjitën në shkallët në hyrjen kryesore të ndërtesës qeveritare, Kryeminitrisë, por nuk pati skena të dhunëshëme si ato të më parëshmet kur turma tentojë të hapnin dyert e saj.
Lulzim Basha Kryetari i opozitës dhe Partisë Demokratike e qendrës së djathtë në fjalimin e tij akuzoi me tone të ashpra qeverinë e majtë të Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar, ndërsa u bëri thirrje të gjithë shqiptarve të majtë e të djathtë të bashkohen për largimin e kryeministrit Rama si e keqja e madhe e të gjithë shqiptarëve.
Po ashtu udhëheqësi i demokratëve, Lulzim Basha, bëri thirrje për "një rotacion të menjëhershëm politik", duke kërkuar një qeveri tranzitore pa Ramën dhe ka kërkuar që të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, si e vetmja zgjidhje e kësaj krize të madhe politike.
Mbasi protestuan disa orë para kryeministrisë Edi Paloka u bëri thirrje protestuesve të marrshojnë drejt parlamentit të Shqipërisë .
Gjatë marrshimit një makinë është djegur në protestën e djeshme (13 prill) të opozitës. 
Makina me targa AA 703 HT është përfshirë nga flakët dhe nga burimet bëhet e ditur se i përket një punonjësi të policisë të komisariatit numër 1.
Fillimisht zjarri në makinë u tentua që të fikej nga disa protestues, por disa të tjerë e dogjën atë.
Mësohet se makina ka qenë me benzinë, ku si pasojë ka pasur disa shpërthime të vogla.
Lajme të ndryshme thonë se policia ka arrestuar mbi 10 persona ndërsa disa të tjerë thuhet se janë në kërkim, për aktet e dhunës që u rregjistruan gjatë protestës së djeshme të opozitës para kryeministrisë dhe parlamentit të Shqipërisë.
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë”, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse”
Policia shpjegoi se “veprimet procedurale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Në vendngjarje policia ka mbledhur në cilësinë e provës materiale kapsolla të ndaluara si të rrezikshme për jetën”.
Nga ana e saj Partia Demokratike akuzoi përsëri policinë se përshkallëzoi dhunën e paprovokuar ndaj protestuesve me të vetmin qëllim, për t’i shpërndarë, për t’i trembur, për t’i larguar nga rruga e protestës, por përgjigjen e mori nga populli.
Protesta e opozitës nisi para godinës së qeverisë dhe pasoi marshimin drejt godinës së paralamentit nën drejtimin e udhëheqësve të opozitës,
Gjithshka po vijonte po qetësisht, kur një grup protestuesish u konfrontuan me policinë, duke tentuar të çajnë reshtimin e tyre para hyrjes qëndrore. Reagimi ishte i menjëhershëm me gaz lotsjellës. Në vijë të parë dolën forcat speciale. Për më shumë se një orë, situate mbeti e tensionuar. Nga protestuesit u lëshuan gurë dhe sende të forta. Çdo përpjekje për t’ju afruar parlamentit u spraps me lëshimin e gazit, ndërsa në pjesën anësore të parlamentit u vunë në përdorim dhe pompat e ujit.
Gjatë protestës 5 punonjës të policisë mbetën të lënduar, ndërsa disa qytetarë ju drejtuan ndihmës mjekësore për shkak të demtimve të lehta fizike, njoftoi policia e shtetit.