Arrestohen babë e bir, dhunuan një person për motive pronësie

Shqipëria

Arrestohen babë e bir, dhunuan një person për motive pronësie

Më: 15 prill 2019 Në ora: 10:29
Ilustrim

Babë e bir, banues në fshatin Qinam të Kolonjës kanë rënë në prangat e policisë për dhunimin e një personi. Të arrestuarit janë shtetasit A.M, dhe Gj.M.

Sipas policisë, këta shtetas në fshatin Skorovot, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive pronësie, dyshohet se kanë goditur me sende të forta në trup shtetasin I.M, banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat