Basha: Zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë, do të shtyhen - Bota Sot
Basha: Zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë, do të shtyhen

Shqipëria

Basha: Zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë, do të shtyhen

Më: 17 prill 2019 Në ora: 10:12
Lulzim Basha

Meço: Në datën 30 qershor është një datë, që është dekretuar mbajtja e zgjedhjeve lokale. PS ka nisur fushatën  saj, u bë prezantimi për Tiranën…

Basha: Data e zgjedhjeve lokale do të shtyhet, zgjedhje në 30 qershor nuk ka për të pasur…

Meço: Mazhoranca është duke u marrë me kandidatët, deklaron se zgjedhje do të ketë.

Basha: Zgjedhje më 30 qershor nuk ka për të pasur, data e zgjedhjeve do të shtyhet. Shqipëria nuk është një humbëtirë e Afrikës ekuatoriale apo republikave ish-sovjetike. Pa u ndëshkuar krimi elektoral duke filluar me Dibrën në 2016, pa u ndëshkuar përgjegjësit e krimit elektoral as që mund të mendohet që të garantohet një proces zgjedhor. Derisa nuk garantohet nuk mund të ketë zgjedhje fallco.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...