Anulohen tenderat 1 mld lekë, KQZ ndalon procedurën për prodhimin e fletëve të votimit

Shqipëria

Anulohen tenderat 1 mld lekë, KQZ ndalon procedurën për prodhimin e fletëve të votimit

Më: 22 prill 2019 Në ora: 15:12
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka anuluar tre tendera me vlerë rreth 1 miliardë lekë. Në një prej tyre mësohet se është paraqitur ankesë për një kompanie pjesëmarrëse në garë, ndërsa për dy të tjera vendimi është marrë prej vetë KQZ. Tashmë Prodhimi i fletëve të votimit dhe i tabelave të rezultatet janë në një fazë negociimi me firmat garuese për të gjetur ofertën më të mirë.

Dy muaj para zgjedhjeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të përballet  me 3 projekte ta anuluara të cilat kushtojnë rreth 1 miliardë lekë, pjesë e procesit përgatitor për lokalet e 30 Qershorit. Tenderi për fletët e votimit është kontestuar nga një prej firmave pjesëmarrëse në garë në datën 29 Mars të këtij viti. Sa i përket kërkesës për prodhimin dhe afishimin e materialeve promocionale si dhe për prodhimin e tabelave të rezultateve, janë anuluar për shkaqe që dalin jashtë kontrollit të autoritetit kontraktor dhe të paparashikueshme në fillim të procedurës së prokurimit.

Për shkak të kësaj situate procedurat përgatitore të materialeve për zgjedhjet e 30 qershorit, si prodhim vulash për qendra votimi, prodhim vulash sigurie të kutive të votimit, blerje kuti votimi e prodhim fletësh votimi, do të vazhdojnë në një tjetër fazë.

Burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëjnë me dije se nuk do të ketë asnjë pengesë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale. Tashmë ka nisur negocimi me firmat kontraktore pjesëmarrëse në garë që të gjejnë një zgjidhje më herët se sa çështja të kalojë procedurat e verifikimit të Komisionerit të Prokurimit Publik. Për çdo tender, firmat kontraktore do të dorëzojnë ofertën e tyre dhe KQZ do të zgjedhë mes tyre propozimin më të leverdishëm dhe më pas do të shpallet fituesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat