Gazmend Barbullushi dekretohet ambasador në Spanjë

Shqipëria

Gazmend Barbullushi dekretohet ambasador në Spanjë

Më: 23 prill 2019 Në ora: 10:51
Gazmend Barbullushi

Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Gazmend Barbullushi, ambasador në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë dhe në Principatën e Andorrës, jorezident, Dekreti me nr 111 77 hyn ne fuqi menjëherë. 

Barbullushi ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë së Brendshme dhe u emërua nga qeveria në këtë post pas ndryshimeve që u bënë në ministri pas emërimit të Gent Cakajt në postin e ministrit në detyrë nga kryeministri Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat