Kujdesi për ushqimin. Çfarë po hamë? Reagojnë qytetarët - Bota Sot
Kujdesi për ushqimin. Çfarë po hamë? Reagojnë qytetarët

Shqipëria

Kujdesi për ushqimin. Çfarë po hamë? Reagojnë qytetarët

Më: 25 prill 2019 Në ora: 19:13
“Ne hamë helmet që na sjell bota”, thotë një zonjë.

Siguria ushqimore ka qenë dhe mbetet një problem i madh në vendin tonë.

Skandalet janë kombëtare, përsa kohë që prekemi të gjithë, i madh e i vogël. Përdorimi i hormoneve e madje i materialeve inerte si pluhur tulle dhe allçi në ushqimet tona është tregues i përmasave që ka marrë krimi i asgjësimit të konsumatorëve.

“Ne hamë helmet që na sjell bota”, thotë një zonjë.

“Çfarë të hash? Qumështin, gjalpin që e flaka para dy ditësh? Vezët, gjizën apo domatet si kashtë? Farat e vendit janë të mira, por i helmojnë me ato që i hedhin”, thotë një zotëri që ka blerë fidanë.

“Fermerët duan që ta bëjnë prodhimin për 10 ditë, ndaj e helmojnë dhe e sforcojnë në kurrizin tonë. Përderisa 12 muaj viti ke prodhime në treg, ky është një tregues se çfarë hamë”, shprehet një tjetër zonjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...