Policia shkoi të ndalojë krimin e bërë nga i sëmuri mendor, patrullën e aksidentoi pushtetari

Shqipëria

Policia shkoi të ndalojë krimin e bërë nga i sëmuri mendor, patrullën e aksidentoi pushtetari

Më: 30 prill 2019 Në ora: 22:13
Ilustrim

Një incident ka ndodhur këtë të martë në Durrës, i cili fillimisht u raportua veçmas nga media si ngjarje. Por rezulton se patrulla e policisë e cila është aksidentuar, kishte shkuar në një vendngjarje krimi, ku një i sëmurë mendor kishte goditur me thikë një 53 vjeçar.

Rezulton se personi që aksidentoi policinë nuk ishte një qytetar i thjeshtë, por drejtues i një institucioni publik. Të paktën këtë pretendon një denoncim i publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan se personi që ka aksidentuar patrullën e policisë është drejtor i Ujësjellësit të Durrësit.

Ja çfarë shkruan Berisha:

Narko drejtori i ujesjellesit te Durresit aksidenton punonjesin e policise rrugore!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje Z. Berisha. Nje aksident sapo ka ndodhur ne qytetin e Durresit gjate te cilit eshte aksidentuar nje punonjes i Policise Rrugore. Makina qe ka shkaktuar aksidentin eshte e Ujesjellesit te Durrsit dhe perdoret nga Drejtori Spartak Kovaci. Aksidenti ka ndodhur ne lagjen 7 ne Durres, zone ku Spartak Kovaci ka filluar fushaten elektorale. Keshtu ndodh kur makinat shteterore dhe e gjithe administrata vihen ne funksion te fushaten dhe jo te qytetareve! Ju lutem anonim!

Njoftimi i plotë i policisë së Durrësit për krimin të cilit iu përgjigj patrulla që u aksidentua:

Më datë 30.04.2019, rreth orës 19:00, në lagjen Nr. 9, shtetasi I.P., 50 vjeç, i sëmurë me probleme mendore, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës shtetasin R.S., 53 vjeç , i cili u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit u nisën menjëherë për në vendngjarje. Gjatë rrugës një patrullë e Policisë që qarkullonte me motor është përplasur me një automjet që drejtohej nga shtetasi E.Sh., 45 vjeç.

Punonjësit e Policisë u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë u kap dhe shoqërua në Komisariat autori i dyshuar i plagosjes me thikë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat