Ekziston rreziku i një konflikti civil? Ja si përgjigjet Blendi Klosi

Shqipëria

Ekziston rreziku i një konflikti civil? Ja si përgjigjet Blendi Klosi

Më: 30 prill 2019 Në ora: 23:48
Blendi Klosi

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i ftuar në emisionin “tempora”  pyetjes së gazetares Sonila Meço nëse ekziston rreziku i një konflikti civil, iu përgjigj se qeveris do të marrë masat për të garantuar një process zgjedhor të qetë.

Pjesë nga biseda në studio:

Meço: Ekziston rreziku i një konflikti civil? Sot po dëgjoja zotin Meta që ka marrë rolin që i takon me Kushtetutë. 

Klosi: Qeveria e ka për detyrë të menaxhojë situatën dhe garantojmë që do të marrim të gjitha masat që dita e zgjedhjeve dhe fushata zgjedhore të jetë e qetë. Kjo sa i përket gjërave që dimë. Sa i përket akteve kriminale mos më kërkoni mua të dëshmoj se çfarë do të bëjnë forcat e rendit, por ne civilët do të përpiqemi të administrojmë procesin zgjedhor. Jemi tashmë në fushatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat