Gjirokastër, hapet qendra për të miturit e drejtësisë

Shqipëria

Gjirokastër, hapet qendra për të miturit e drejtësisë

Më: 3 maj 2019 Në ora: 12:30
Elmira Shkurti

Qendra Kulturore e Fëmijëve në Gjirokastër do të marrë një rol të ri përmes një programi dyvjeçar të mbështetur nga UNICEF.

Qendra do të ofrojë asistencë dhe mundësi rehabilitimi për fëmijë në konflikt me drejtësinë dhe për fëmijë dëshmitarë të ngjarjeve që përbëjnë vepra penale.

Ministria e Drejtësisë dhe Bashkia e Gjirokastrës kanë nënshkruar një marrëveshje, që përcakton edhe formën sesi do të zbatohet ky program.

Elmira Shkurti, specialiste e Drejtësisë për të Mitur në Ministrinë e Drejtësisë, shpjegoi se ligji dhe këto programe synojnë që burgimi të jetë hapi i fundit për të miturit. Ajo foli për një numër të konsiderueshëm ngjarjesh, ku të miturit përfshihen si autorë, përsëritës apo viktima.

Kryetarja e Bashkisë, Zamira Rami tha se kushtet dhe përvoja për të mbështetur këtë program janë ende minimale, por beson se të miturit duhet të kenë trajtim të diferencuar dhe mjedis në harmoni me botëkuptimin e tyre.

Shkalla e burgosjes së fëmijëve në Shqipëri ishte 179 për 100 mijë fëmijë, që rezulton një ndër më të lartat e rajonit. Shifra u ul në vitin 2016 në 114 fëmijë për 100 mijë, ndërsa u vu re edhe një rënie e numrit të përsëritjes së krimeve prej adoleshentëve. Ajo çfarë duket se është rritur, është numri i fëmijëve të dhunuar apo dëshmitarë në krime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat