Tension tek Unaza e re, banorët e Astirit përplasen me policinë

Shqipëria

Tension tek Unaza e re, banorët e Astirit përplasen me policinë

Më: 7 maj 2019 Në ora: 12:08
Foto

Tension tek "Unaza e re" në Tiranë. Banorët e Astirit dhe ish deputetë demokratë dolën të protestonin për të bllokuar rrugën kryeministrit i cili do të kalonte aty drejt fabrikës së miellit për një ceremoni përurimi.

Banorët jnë përplasur me policinë e cila ka synuar të mbajë rrugën hapur.

Në vendngjarje shkuan edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të repartit "Shqiponja"

"U shtyne, na dhunuan dhe na hodhen gaz lotsjelles. turp tu vije" thote nje protestuese. Dy banore humben ndjenjat dhe pas 30 minutave u moren nga ambulanca.

Ish deputetja demokratike Orjola Pampuri tha se  protesta ishte paqësore dhe se policia e urdhëruar nga kryeministri po dhunon qytetarët.

"Ishte një protestë paqësore.  Ku shkel ky palo kryeministër?! Kë dhunojnë?! Këta qytetarë që ruajnë prej 6 muaj shtëpitë e tyre këtë rrugë.. edhe ata (policët)  po tu cënohej shtëpia minimumi do bëhej kështu.. hodhën gaz lotsjellës. Thjesht banorët  donin ti prisnin rrugën Kryeministrit i cili vetëm burrë nuk është"

"Kemi 25 vite që jetojmë këtu, Aty janë bërë pallatet dhe u janë dhënë kompensim, ne të dalim në rrugë të madhe nuk mund të ndodhë.

Policia ka shoqëruar në komisariat edhe ish deputetin Klevis Balliu.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat