Të martën, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike deklaroi se kjo forcë politike nuk e njeh institucionin e drejtorit të policisë së Tiranës.
“Shoqërimet në komisariat janë për turp. Nga ky moment, opozita e bashkuar nuk e njeh institucionin e drejtorit të Policisë Tiranë”, tha Bardhi.
Por, i ftuar në emisionin "Arena" nw RTV Ora, ish-deputeti Nard Ndoka tha se kjo deklaratë ishte një deklaratë emocionale.
"Kryeministri u tha policëve që të votojnë Partinë Socialiste, deklarata për mosnjohjen e drejtorit të policisë së Tiranës, ishte një deklaratë emocionale"-tha Ndoka.