Apeli i prokurorës Imeraj: Bëhuni prokurorë! Hetoni të gjitha veprat penale

Shqipëria

Apeli i prokurorës Imeraj: Bëhuni prokurorë! Hetoni të gjitha veprat penale

Më: 10 maj 2019 Në ora: 13:37
Elisabeta Imeraj

Kur reforma në drejtësi po avancon me vetingun, duket sikur të jesh prokuror e gjyqtar i pakorruptuar është gati e pamundur. Por prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj i ka bërë thirrje studentëve të drejtësisë që ta bëjnë këtë punë dhe prokurorët tha ajo kanë mundësi të bëjnë gjëra të mira për njerezit. Ndërsa detyra e tyre parësore mbetet hetimi i të gjitha veprave penale.

Elisabeta Imeraj: Prokuroria e rrethit Tiranë për shkak të territorit që mbulon është në kontakt të përditshëm me shtresa të ndryshme të shoqërisë tonë. Janë mbi 70 prokurorë që mundohen, përpiqen, megjithë ngarkesën që kanë tju presin, mirëpresin, të kërkojnë atë që duhet dhe që të realizojnë funksionin e tyre kryesor që është hetimi i të gjitha veprave penale.

Në mënyrë që ju të jeni afër nesh si prokurorë që punojmë sot, por në mënyrë që të kuptoni më mirë sesa mirë janë ndjerë apo keq janë ndjerë afër nesh studentët e magjistraturës. Ne jemi bashkë që të themi që gjeneratë që punon sot, gjenerata që është gati për të dalë nesër dhe gjenerata që do jetë e ardhmja e sistemit të drejtësisë disa kohë më vonë janë bashkërisht për të njëjtin qëllim. Unë jam e bindur që secili prej jush që i është futur rrugës së studimit të një fushe kaq të rëndësishme dhe të lezetshme sa është ajo e drejtësisë e ka patur një pikësynim. Pavarësisht nga dëshirat tuaja për të zgjedhur profesionin tuaj në të ardhmen, unë do ju ftoja që të bëheshit prokuror. Është një punë e mirë dhe fisnike, në fund të ditës ndihmon dhe jep mundësi që ne shqiptarët, fëmijët tanë ti rrisim në Shqipëri dhe të jetojnë këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat