Çipa: Brenda 10 ditëve do kemi negocime. Meço: Vendi është në gjendje të jashtëzakonshme

Shqipëria

Çipa: Brenda 10 ditëve do kemi negocime. Meço: Vendi është në gjendje të jashtëzakonshme

Më: 11 maj 2019 Në ora: 21:13
Protesta ne Shqiperi

Analisti Aleksandër Çipa i ftuar në studion e lajemve të RTV Ora tha se brenda 10 ditëve të ardhshme do të kemi negocime për krizën politike.

Çipa: Besoj se brenda 10 ditëve të ardhshme do të kemi pashmangshmërisht negocime. Njëlloj sipërmarrjeje e diplomacisë e negocimit për komunikim midis kryetarit të shumicës që është kryeministri Edi Rama dhe opozitës së vendit. 

Ne na intereson që ky vend të kthehet në normalitet. Ne jemi në një moment të diskutueshëm të pluralizmit politik. 

Ndërsa gazetarja Sonila Meço theksoi se momentalisht vendi ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat