Ulsi Manja: S'kemi tagrin të shtyjmë 30 qershorin, PD në kohë të regjistrojë kandidatët - Bota Sot
Ulsi Manja: S'kemi tagrin të shtyjmë 30 qershorin, PD në kohë të regjistrojë kandidatët

Shqipëria

Ulsi Manja: S'kemi tagrin të shtyjmë 30 qershorin, PD në kohë të regjistrojë kandidatët

Më: 15 maj 2019 Në ora: 20:58
Ulsi Manja

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, i ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora ka shpjeguar se nuk kanë tagrin të shtyjnë zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërsa shpjegoi arsyet pse u shtynë zgjedhjet lokale në 2007, Manja tha se opozita është në kohë të regjistrojë kandidatët.

Ulsi Manja: Ne nuk kemi tagrin ta shtyjmë datën e zgjedhjeve. Përmendin shtyrjen e zgjedhjeve lokale në 2007 për certifikatat. Na i kujton ne socialistëve, shtytë zgjedhjet për certifikata me 5 javë. Po, çështja e garantimit të votës për çdo qytetar të Shqipërisë që ka mbushur 18 vjeç është detyrim kushtetues. Në atë kohë çështja e certifikatave kishte të bënte me përjashtimin nga e drejta për të votuar e qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë. Sot nuk është ky realitet. Ne kemi shtyrë edhe afatin e skadimit të kartave të identitetit për të garantuar këtë votë deri në datën 31 dhjetor 2019. Janë dy realitete të ndryshme, por që në thelb edhe në atë kohë kishin të bëjnë me garantimin e ushtrimit të drejtë së votës. PD është në kohë, le të shkojë të regjistrojë kandidatët derisa pa filluar afati zyrtar i fushatës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...