Lihet në burg protestuesi Marash Qerimi

Shqipëria

Lihet në burg protestuesi Marash Qerimi

Më: 18 maj 2019 Në ora: 13:25
Protesta

Gjykata e Tiranës la në fuqi masën e sigurisë "Arrest në burg" për protestuesin Marash Qerimi. Ai u arrestua dy ditë më parë nga Policia.

Sipas prokurorisë, Qerimi është një ndër personat që ka sulmuar institucionet dhe punonjësit epPolicisë me bomba molotov, kapsolla, flakadanë dhe sende të forta. 

Ai akuzohet për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime te paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat