Demalia: Nëse Basha bën marrëveshje me Ramën, të largohet direkt nga politika - Bota Sot
Demalia: Nëse Basha bën marrëveshje me Ramën, të largohet direkt nga politika

Shqipëria

Demalia: Nëse Basha bën marrëveshje me Ramën, të largohet direkt nga politika

Më: 18 maj 2019 Në ora: 16:53
Ilir Demalia, analist

Për analistin, Ilir Demalia marrëveshjet politike janë të mira, por nëse ato janë transparente.

Në një lidhje me skype për RTV Ora, Demalia tha se nuk beson në një marrëveshje të re Rama-Basha. Nëse kjo do të ndodhë, tha ai, kjo do të ishte vetëvrasje për Bashën.

Ilir Demalia: Unë nuk e di, nëse Basha do të bëjë një marrëveshje të tillë me Ramën, çfarë do t'i thotë qoftë dhe militantëve të vet?! Për mua në kushtet e një marrëveshje si ajo e 2017 apo në formë tjetër, për Bashën do të jetë vetëvrasje. Duhet të largohet direkt nga politika. Por në Shqipëri gjithçka ndodh. 

Për Demalinë, ndërkombëtarëve i ka rënë reputacioni, ndërsa thotë se selia e Brukselit është një nga godinat më të korruptuara.

Ilir Demalia: Po ta shohim kohët e fundit, ndërkombëtarëve i ka rënë reputacioni dhe nuk shihen më si zoti. Kjo edhe për fajin e ndërkombëtarëve, por më shumë për fajin e mos besueshmërisë që kanë ndërkombëtarët tek politikanët shqiptarë, sepse politikanët shqiptarë janë të papërgjegjshëm, të paparashikueshëm, sepse disa herë që kanë bërë marrëveshje i kanë thyer marrëveshjet. Kështu që ndërkombëtarët e shohin si një vend "hajt ta shtyjmë". Edhe ndërkombëtarët kanë përgjegjësinë e tyre, sepse të gjithë ata ndërkombëtarë që punojnë në Shqipëri nëpërmjet KiE, të gjitha ato rrogat që marrin kanë diskredituar ndërkombëtarët dhe e kanë lënë Shqipërinë në një rreth vicioz. Brukseli është një nga godinat më të korruptuara dhe prandaj Evropa po shkon në këtë gjendje. 

Ai tha se nëse vendi shkon në përplasje civile, asnjë politikan nuk ka për të mbajtur përgjegjësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...