Basha: Pa votë të lirë, nuk ka stabilitet dhe zhvillim - Bota Sot
Basha: Pa votë të lirë, nuk ka stabilitet dhe zhvillim

Shqipëria

Basha: Pa votë të lirë, nuk ka stabilitet dhe zhvillim

Më: 19 maj 2019 Në ora: 15:26
Lulzim Basha

Në mbyllje te vizitës në Britaninë e Madhe, kreu i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha ka njohur anëtarë të parlamentit dhe Dhomës së Lordëve në Londër me krizën politike që po kalon Shqipëria.

Në darkën e punës, Basha ndau me bashkëbiseduesit propozimet e PD-së dhe opozitës për daljen nga kriza.

Në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit të PD-së thuhet se Basha është shprehur se “Vetëm një qeveri e dalë nga vota e lirë mund të luftojë krimin e organizuar që e ka shndërruar Shqipërinë sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit në një bazë operacionale të rrjeteve kriminale, që veprojnë nga Amerika në Europë dhe Lindjen e Mesme”.

Në qendër të diskutimeve ishte edhe siguria e stabiliteti në Europën Juglindore. Kreu i opozitës ka ndarë qëndrimin e vendosur të Partisë Demokratike se përpjekjet dhe diskursi mbi kufijtë dhe shkëmbimin e territoreve kërcënon paqen dhe stabilitetin rajonal dhe minon perspektivën europiane të popujve të rajonit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat