Boçi i përgjigjet Ramës, tregon pse Meta nuk reagon për 30 qershorin

Shqipëria

Boçi i përgjigjet Ramës, tregon pse Meta nuk reagon për 30 qershorin

Më: 22 maj 2019 Në ora: 17:46
Luan Boçi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, i fundit ky që priste reagimin e vonuar të presidentit Ilir Meta në mbrojtje të datës së zgjedhjeve vendore, pra 30 qershorit.

Në një postim në Facebook, Boçi shkruan se Rama ka kundër, qytetarët, opozitën dhe vetë kodin zgjedhor dhe për këtë presidenti është shumë i qartë.

Sipas tij Ramës po i kthehet në bumerang pengimi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i Boçit: 

Pse presidenti nuk mund ta mbrojë 30 qershorin e Ramës?

Rama i kërkon Metës që ky i fundit të mos sulmojë Reformën me anë të së cilës Rama e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese, por të mbrojë 30 qershorin e dekretuar.

Të mbrojë pra të pambrojtshmen: turpin zgjedhor që po përgatit Rama.

Rama nuk po e kupton ende që ka kundër jo vetëm qytetarët, jo vetëm opozitën, por dhe vetë Kodin Zgjedhor.

Neni 166 i Kodit e përcakton qartë se garë me një kandidat nuk mund të ketë, sepse nuk mund të përllogaritet fituesi.

Kodi nuk parashikon garë me një kandidat.

Zgjedhje pa opozitë nuk mund të ketë thotë Kodi.

Fituesi është produkt i votave pro krahasimisht me votat kundër, ose më saktë i votave të tjera pro që merr kundërshtari.

Mbrojtja e vetme për Ramën mund të ishte një interpretim nga Gjykata Kushtetuese. 

Presidenti është shumë i qartë.

Për ironi të fatit Ramës po i kthehet në bumerang pengimi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.

E ka humbur toruan nga paniku.

Edhe kur i japin “këshilla” fillon e bërtet.

25 Maji është shumë afër, prandaj!!!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat