Dhuna në Komisariat, ish-deputeti: Ishin të dehur, na nxorën armën!

Shqipëria

Dhuna në Komisariat, ish-deputeti: Ishin të dehur, na nxorën armën!

Më: 29 maj 2019 Në ora: 14:20
Foto

Një ditë pasi Prokuroria e Tiranës njoftoi në media se ka nisur procedim penal për 6 ish-deputetë të Partisë Demokratike, me dyshimin se ishin përfshirë në përplasje fizike me  punonjës policie brenda drejtorisë së Policisë së Tiranës natën e 16 shkurtit, kanë dalë sot në një konferencë për mediet.

Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka treguar atë që ndodhi brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, duke hedhur akuza ndaj funksionarëve të policisë.

“Policia na pengoi në të drejtën tonë Kushtetuese dhe ligjore për të marrë informacion. Interesi ynë ishte për të marrë informacion për protestuesit e arrestuar e të dhunuar në mënyrë të kundërligjshmesh.

Drejtori i Përgjithshëm, nëndrejtori i përgjithshëm, prokurori i çështjes ishin të impenjuar jo me detyrat e tyre, por te mbytur nga avujt e alkoolit. Ne zyrat e shtetit u vumë përballe agresionit të disa funksionareve të larte të policisë, të dehur nga alkooli”, tha ish-deputeti Enkelejd Alibeaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat