Zgjedhjet vendore, Rama publikon foton e veçantë

Shqipëria

Zgjedhjet vendore, Rama publikon foton e veçantë

Më: 29 maj 2019 Në ora: 20:08
Edi Rama

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale bluzën për fushatën e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Logoja e bluzës është ‘PS 30’, ndërsa krahas fotos, Rama pyet ndjekësit: Si ju duket?

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, pas dorëzimit të progresraportit të KE-së për Shqipërinë, Rama deklaroi se më 1 qershor PS fillon fushatën për zgjedhjet vendore.

“Gjashtë letrat kanë qenë ftesa të përditshme për dialog, për t’i hapur rrugë normalizimit të marrëdhënieve me opozitën. Jam përpjekur të bëj më të mirën. Më 1 qershor, PS fillon fushatën për zgjedhjet vendore të 30 qershorit në një betejë jo se kush do zgjidhet kryetar bashkie, po si do jetë Shqipëria e gjeneratës tjetër”, deklaron Rama.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat