Berisha publikon denoncimin: “Mësuesit u detyruan të marrin pjesë në mitingun e Ramës në Laç”

Shqipëria

Berisha publikon denoncimin: “Mësuesit u detyruan të marrin pjesë në mitingun e Ramës në Laç”

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 18:03
Ish-kryeministri Sali Berisha

Pas kryeministrit Rama qe përfundoi fjalën në takim me qytetarët e Kurbinit, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh të qytetarit dixhital, i cili tregon se si njerëzit janë urdhëruar për të marrë pjesë në miting.

Postimi i Berishës:
“Denoncohet detyrimi per te marre pjese ne antimitingun e Rames ne Laç!Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Z.Berisha Ju uroj shendet!Jam nje mesues ne rrethin Kurbin.Dua te denoncoj cpo ndodh sot ketu ne takimin qe Edvin Rama ka ne Lac.Me urdher jemi nisur te gjith mesuesit per ne miting.Presion I papare nga drejtoria arsimore dhe drejtoret e shkollave.Po perjetojme dite terrori. Cpune kane mesuesit,mjeket,policet te marin pjese me detyrim ne miting…!Kur do ndryshoj kjo pun ne Shqiperi se zdurohet me kjo pune?Por kjo esht njera,tjetra eshte qe dhe femijet e shkollave 9-vjecare I kan mbledhur ne Lac se gjoja ka koncerte,ekspozita e konkurse te pallati I kultures,gjithcka qe te jen aty kur te filloj mitingu.Ky vend esht I pa shprese,mesuesi profesioni me krenar te perdhoset keshtu,kjo sdurohet”-shkruan Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat