Basha: Krimi bleu vota për Ramën/ PS: Të arrestohen prokurorët dhe oficerët që nxorën sekretin hetimor

Shqipëria

Basha: Krimi bleu vota për Ramën/ PS: Të arrestohen prokurorët dhe oficerët që nxorën sekretin hetimor

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 20:22
Ulsi Manaj

Edi Rama nuk komentoi publikimin e përgjimeve nga prestigijozja BILD ku rezultojnë të përfshirë një sërë zyrtarësh socialistë.

Opozita në bllok kërkoi largimin brenda 24 orëve të qeverisë Rama.

“ 6 përgjimet e publikuara nga media gjermane si pjesë e dosjes 339/1 janë radiografia e pushtetit mafioz dhe ilegjitim të Edi Ramës”, tha Basha.

“Qëndrimi i mëtejshëm, qoftë edhe një orë në zyrat e tyre është thjesht dhe vetëm krim shtetëror, është puç shtetëror”, tha Petrit Vasili.

Vetë Vangjush Dako nuk pranoi të komentonte duke e cilësuar çështjen nën hetim. I vetmi reagim që erdhi nga Bashkia te cilën ai drejton ishte nga drejtoria e ujësjellësit në formën e një sqarimi, se shtetasi Ivo Doci i përmendur në përgjim drejton UKT-në e Shijakut dhe jo te Durrësit. Reagimi zyrtar në emër të Partisë Socialiste iu la Ulsi Manjës.

“ Jam këtu i shqetësuar për dy gjëra, e para është koha që Prokuroria dhe Policia Gjyqësore të vlerësojë seriozisht çështjen e daljes në publik të sekretit hetimor. Të hetohet kush prej prokurorëve i çoi përgjimet në zyrat e PD. PD e LSI të mos merret me thashetheme e filxhanin”, tha Ulsi Manja.

Si ish-prokuror Ulsi Manja la të kuptohet se mbrojtja më e mirë është sulmi, ndaj nuk harroi ti kujtojë demokratëve dosjet e nxehta të cilat mund t’i djegin. Mesazhi i koduar nuk mungoi as për Presidentin.
“Ka pasur përgjime edhe me 200 mijë euro të kërkuara copë, të pazbardhura nga Prokuroria. Shpresojmë që SPAK dhe BKH t’i zbardhë ato sa më shpejt”. “Ka edhe dosje të tjera, 1 miliard USD lobime nga kryetari i saj. Është ora që prokuroria dhe agjensitë e zbatimit të ligjit të flasin me gjuhën e së vërtetës”, tha Manja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat