Gjylameti: Disa media janë përdorur politikisht, por s’mund ta them për Bild

Shqipëria

Gjylameti: Disa media janë përdorur politikisht, por s’mund ta them për Bild

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 16:52
Blerina Gjylameti

Publikimi i një pjese të audio përgjimit të dosjes 339/1 që disponon prokuroria shqiptare ka krijuar një reaksion të madh sidomos mediatik në Tiranë, pas publikimit në të përditshmen Gjermane Bild. Opozita thotë se u provuan akuzat e saj për implikimin e krimit në zgjedhje për të deformuar vullnetin e popullit, media po përpiqet të zbulojë sa më shumë detaje të kësaj dosjeje voluminoze që thuhet se ka me qindra orë përgjime, ndërsa mazhoranca thotë se duhet pritur përfundimi i hetimit.

I këtij mendimi ishte edhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, e cila e ftuar në “Top Talk” theksoi se kjo është një çështje në hetim dhe Prokuroria e Gjykata nuk kanë thënë fjalën e tyre.

E pyetur nëse beson se gazeta gjermane Bild është përdorur politikisht nga opozita në Shqipëri, Gjylameti u përgjigj: “Sa u përket çështjeve të mediave, që përdoren apo jo politikisht. Nuk mund të them për rastin Bild nëse është përdorur apo jo. Ajo që mund të them është se media të caktuara në Shqipëri, pa flirtuar informacionin dhe duke qenë se janë marrë duke publikuar me dashje, apo padashje për të nxirë imazhin e Shqipërisë, kjo gjë është vërtetuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat