“Më 30 qershor mund të kishte edhe viktima”, deputeti: Veprimi i Metës do ngelet në histori

Shqipëria

“Më 30 qershor mund të kishte edhe viktima”, deputeti: Veprimi i Metës do ngelet në histori

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 22:36
Lefter Maliqi

Vendimin e Presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit e komenton edhe deputeti Lefter Maliqi.

Maliqi thekson se më këtë vendim Presidenti tregoi se është largpamës dhe mbi palët dhe se shmangu një përplasje të rëndë civile.

“Veprim dinjitoz prej pushtetari, largpamësi, mbi palët, në shërbim të interesave të vendit dhe të ardhmes Europiane.

Vendimi i Presidentit shmangu përplasjen e mundshme civile dhe kthimin e vendit në diktaturë, pasi pasojat do ishin shumë të rënda më 30 Qershor deri dhe në viktima. Demokracia do ishte në rrezik, vota e lirë në rrezik dhe e ardhmja Evropiane në rrezik. Presidenti uli tensionet tregoj veten që është mbi palët, tregoj veten që është student i Dhjetorit 90 me vizion Perëndimor.

Veprimi i tij do ngelet në histori, pasi shmangu gjakderdhjen që mund të ndodhte më 30 Qershor dhe shmangu instalimin e Diktatures. Rama të ruaj qetësinë ti thërras arsyes. Basha të ul tonet dhe të shkoj drejt dialogut dhe zgjedhjeve të parakohshme me standarde Europiane dhe ndryshim sistemi elektoral. Sot fitoj Demokracia, fitoj Shqiperia, fitoj e ardhmja Europiane”, shkruan Maliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat