Spiropali: Të enjten nis procedura për shkarkimin e Ilir Metës si President

Shqipëria

Spiropali: Të enjten nis procedura për shkarkimin e Ilir Metës si President

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 09:52
Elsia Spiropali

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, ministrja  Elsia Spiropali paralajmëroi se ditën e enjte do të nisin procedurat për shkarkimin e Ilir Metës.

“ Kryesia e PS ka diskutuar mbi aktin brutal të Ilir Metës mbi Republikën Parlamentare të Shqipërisë. Kryesia ka vendosur që të enjten të zhvillojë një debat parlamentar, duke shtjelluar argumentet, se si Ilir Meta ka sulmuar Republikën dhe ka shpikur një institucion që nuk eksiton në asnjë vend të botës, që quhet çdekretim. Në fund do t’i takojë Kolegjit zgjedhor apo KQZ që ta shqyrtojë nga pikëpamja juridike

Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë post.Do fillojmë procedurën e shkarkimit të Ilir Metës nga Presidenca të enjten.  Është detyra jonë për të mbrojtur Kushtetutën”, tha Spiropali.

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste u diskutua në lidhje me  akordimin e fondit për dëmshpërblimin e banorëve të prekur nga tërmeti në Korçë. Zonja Spiropali tha se qeveria ka akorduar një fond prej 70 milionë lekësh të vjetra, për rindërtimin e banesave dhe se biznesit i është bërë thirrje që t’i bashkohen fushatës së solidaritetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat