Hapja e negociatave dhe përplasja me Metën, Rama takon Mogherinin

Shqipëria

Hapja e negociatave dhe përplasja me Metën, Rama takon Mogherinin

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 16:55
Pamje nga takimi

Kryeministri Edi Rama ka filluar takimet në Bruksel, ku ndodhet për dy qëllime, i pari për në vijim të procesit të lobimit për çeljen e negociatave dhe së dyti për të informuar për situatën aktuale politike.

Kryeministri Rama është duke zhvilluar takimin e parë zyrtar të planifikuar në Bruksel, atë me përfaqësuesen e lartë e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogerini.

Pas saj Rama do të takohet edhe me Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker, me të cilin në 19:30 do të dalin në konferencë të përbashkët për shtyp.

Lobimi prë çeljen e negociatave nuk do të jetë tema e vetme e këtyre takimeve, i dërguari i Top Channel në Bruksel Muhamed Veliu raporti se kryeministri Edi Rama do t’i dorëzojë të gjithë bashkëbiseduesve një dosje ku ka renditur të gjitha ato që mazhoranca i vlerëson e cilëson si shkelje të Presidentit Ilir Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat