Eskorta e Edi Ramës përplas rëndë një polic në Librazhd

Shqipëria

Eskorta e Edi Ramës përplas rëndë një polic në Librazhd

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 20:40
Arkiv

Edi Rama është pritur me protesta të mëdha në Librazhd.

Në shtëpinë e numrit dy të PS-së, Edi Rama është detyar që të ikë me bishtin ndër shalë.

Qindra banorë kishin dalë në protestë kundër Ramës, ndërsa ka pasur edhe përplasje me policinë që kishte dalë ta mbronte.

Por duke i ikur protestuesve ka ndodhur edhe në ngjarje e rëndë.

Aktivisti Aulon Kalaja shkruan se eskorta e Ramës, në ikje ka përplasur një polic rrugor.

‘Me njoftojne tani nga Librazhdi se Kryeministri Rama i ka rene nga mali, pasi nje mase protestuesish qe kerkonin ikjen e tij, i kane bllokuar rrugen.

Nga disa banore te zonave periferike te Librazhdit mesohet se eskorta e Rames, e gjendur ne befasi, ka perplasur dhe ka hedhur ne kanal nje polic, nga shpejtesia me te cilen ka levizur.

I bej thirrje Policise se Shtetit, qe te zbardhe ngjarjen dhe te beje publik emrin e policit’, shkruan Kalaja në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat