Ktheheshin nga ditëlindja, detaje të reja nga aksidenti tragjik me 3 viktima - Bota Sot
Ktheheshin nga ditëlindja, detaje të reja nga aksidenti tragjik me 3 viktima

Shqipëria

Ktheheshin nga ditëlindja, detaje të reja nga aksidenti tragjik me 3 viktima

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 11:53
Bardhok Bibaj, Valentina Bibaj

Një aksident i rëndë është regjistruar në mesnatë, rreth orës 01:00 në rrethrrotullimin pranë TEG-ut në rrugën Elbasan-Tiranë.

Mjeti tip BMW me targa AA472 PE ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën.

Viktimat - Sipas policisë si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën e anëtarët e familjes Bibaj, nëna, babi dhe 1 nga vajzat: Valentina Bibaj, 54-vjeçe, Bardhok Bibaj, 62-vjeç, Florida Bibaj, 22-vjeç. 

Vajza Xh.Bibaj, si dhe drejtuesi i mjetit Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka janë në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa ky i fundit raportohet se është i fejuari njërës prej vajzave. 

Policia njofton - Drejtues mjeti Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka, në  gjendje të rëndë  për jetën
Bardhok Bibaj. 62 vjeç.Mirditë, ka ndërruar jetë
Valentina Bibaj 54  vjeçe Mirditë, ka ndërruar jetë
Florida Bibaj e bija 22 vjece, ka ndërruar jetë
Xh. Bibaj e bija, 26 vjeçe,  është në gjendje kritike për jetën.

Viktimat ktheheshin nga ditëlindja - Familjarët kanë qenë duke u kthyer nga Elbasani ku kishin festuar ditëlindjen e njërës prej vajzave të familjes.

Nga vendi i ngjarjes Rtv Ora, raporton se: Në kthim nga Elbasani, makina ka qenë me shpejtësi shumë të madhe dhe fillimisht është ka hyrë përmes rrethrrotullimit, më pas është përplasur me bordurën e parë, ku ka marrë goditjen më të madhe.  
Në pas ka ecur drejt është përplasur me bordurën tjetër dhe më pas makina ka bërë një tjetër rrotullim. I plagosuri është mik i familjes, por ende nuk dihet lidhja familjare e tyre.  
Tre persona, nëna, babi dhe njëra nga vajzat ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa vajza tjetër u transportua në spital.
Aktualisht i plagosuri ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.  
Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Shënim: Në fillim të raportimeve u tha se viktimat e aksidentit ishin 4, pjestarë të familjes Biba, por raportimet më të fundit tregojnë se viktimat janë 3 dhe dy, nje nga vajzat dhe dhendri në gjendje kritike për jeten. Fillimisht XH.Bibaj u njoftua nga spitali se ndërroi jetë, por ka kaluar në vdekje klinike dhe tashmë ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...