Rama nga Pogradeci: Zgjedhjet në 30 qershor, nuk e luan as topi dhe as burri i fallxhores - Bota Sot
Rama nga Pogradeci: Zgjedhjet në 30 qershor, nuk e luan as topi dhe as burri i fallxhores

Shqipëria

Rama nga Pogradeci: Zgjedhjet në 30 qershor, nuk e luan as topi dhe as burri i fallxhores

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 19:07
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar fushatën, dhe qyteti i radhës është Pogradeci. Ai është shprehur se kryetari aktual i bashkisë Eduart Kapri (i zgjedhur nga PD-ja) është një derdimen që e ka mendjen vetëm që të bëjë pallate.

“Ky derdimeni që keni këtu e ka mendjen vetëm të bëjë pallate dhe nuk ka sjellë një projekt të vetëm serioz që ta mbështesim” tha ai.

Ndërkohë Rama u tregua edhe njëherë i prerë duke bërë ironi edhe me grupin e militantëve që tentuan t’i bllokonin rrugën në hyrje të qytetit siç Top Channel raportoi më herët.

“Konkurrentët ishin rrugës, një çetë e vogël atje, grupe të shpërndara në rrugë , që të kujtojnë grupet e enveristëve në 1990 dhe në fillim të 1991 kur dilnin të frenuar të pa frenueshmen. Sot dalin për të frenuar drejtësinë, por nuk kanë për t’ia dalë.

Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor, nuk e luan as topi dhe as burri i fallxhores”, tha Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...